Është kapluar nga flakët arkiva e stacionit policor në Drenas, ndërsa shkaqet mbeten të panjohura, përcjell InLajmi.
Lajmin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar edhe zëdhënësia e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, teksa konfirmojnë se zjarri është lokalizuar dhe policia ka filluar punën për evidentimin e dëmeve.
“Rreth orës 13:00 është vërejtur një tym në zyrën e arkivit të stacionit policor në Drenas.
Nga ana e zyrtarëve policor që kanë vërejtur tymin janë përdorur aparatet për shuarjen e zjarrit dhe njëkohësish janë ftuar edhe zjarrfikësit.
Në vendin e ngjarjes poashtu është ftuar edhe IPK.
Zjarri është lokalizuar dhe policia ka filluar punën për evidentimin e dëmeve që janë shkaktuar, si dhe po analizon rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim ndriçimin e shkaqeve të zjarrit”,ka thënë Ahmeti./InLajmi/.