Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka prezentuar Programin Zgjedhor 2021-2025, ku tha se partia e tij ka planikuar një fond prej 1 miliard euro për të nxjerr vendin nga kriza e pandemisë, raporton InLajmi.
Sipas Haradinajt, programi zgjedhor i AAK-së është më i mirë i mundshëm i cili ndahet në 4 shtylla.
“E para është ekonomia. E kemi një plan të detajuar si të dalim nga kriza e shkaktuar nga Pandemia…E kemi ideuar krijimin e Fondit të ringjalljes prej 1 miliard eurosh që është i realizueshëm e që garanton daljen nga kriza”, shto ai.
“Mandej është zhvillimi ekonomik për 4 vitet e ardhshme që parasheh një zhvillim të qëndrueshëm të vendit”, theksoi Haradinaj gjatë shpalosjes së programit.
“Shtylla e dytë e këtij programi është “siguria dhe shteti i së drejtës” që ofron garancë për funksionimin e shtetit të sigurt e të mbrojtur dhe sundim të ligjit”, tha ai tutje.
“Shtyllë e tretë e programit tonë janë krejt fushat sektoriale duke filluar nga arsimi, shëndetësia, mjedisi, rinia, kultura e deri te sporti. Ne jemi të vetëdijshëm se ka pasur mangësi në menaxhimin dhe qeverisjen e krejt këtyre fushave dhe ne e kemi gjetur modelin se si t’i adresojmë këto sfida”,tha në fjalën e tij kandidati I AAK-së për president, Ramush Haradinaj.
Gjatë prezantimit të programit, ai foli edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet shëndetësia në Kosovë./InLajmi/.