Agjencia e Forenzikës së Kosovës nga e hëna do të ketë më shumë hapësirë për të kryere punët të cilat i ka në përgjegjësi, raporton InLajmi.
Kjo pasi ministrisa e Punëve të Brendshme ka ndërtuar aneks të ri të kësaj Agjencie me investime nga kjo ministri
Në përurimin e saj, mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ku tha se kjo Agjenci mbetet model për shtetet e rajonit dhe se kompletimi i infrastrukturës së nevojshme do tu ndihmojë në zgjedhjen e rasteve.
“Ju përgëzoj që po kompletohet infrastruktura e nevojshme për zgjidhjen e rasteve. Këto aktivitete janë kryer pa zhurmë. Është Agjenci model në regjion
Ka edhe kapacitete të limituara. Policia e Kosovës mbetet ndër institucionet më kredibile. Bashkëpunimi jonë me partnerët tanë ndërkombëtar do të vazhdojë”./InLajmi/.