Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zyrtarisht u është drejtuar 6 institucioneve për verifikimin e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e parakohshme, raporton InLajmi.
Ai ka bërë të ditur se kanë kërkuar nga këto institucione që në afatin më të shkurtër të mundshëm, por jo më vonë se më 20 janar në orën 12:00, tu përgjigjen në kërkesat për verifikim.
“Janë dërguar në 6 institucione shkresa të veçanta për të kërkuar konfirmimin e përshtatshmërisë së kandidatëve me nenin 29 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme. Këtyre shkresave, i janë bashkangjitur edhe lista e kandidatëve për deputetë që janë dorëzuar në KQZ. Neni 29, që flet për përshtatshmërinë apo aftësinë e kandidatit, tregon se kush nuk mund të certifikohet si kandidat për deputet”./InLajmi/.