Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në 553 vjetorin e vdekjes, ka përkujtuar heroin kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeun, përcjell InLajmi
Osmani, tha se Skënderbeu ishte digë e fortë e mbrojtjes së Evropës, dhe ikonë e unitetit tonë.
“Sot mbushen 553 vjet nga vdekja e heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti- Skënderbeu. Ai ishte digë e fortë e mbrojtjes së Evropës, që pati guximin në të gjitha përballjet e tij. Përveç se një luftëtar i paepur, Gjergj Kastrioti mbetet edhe ikona e unitetit tonë. Në fillim të marsit të vitit 1444, në Kuvendin e Lezhës, ai realizoi të parin bashkim politik të princërve shqiptarë të kohës, me të cilin iu hapë rruga themelimit të shtetit mesjetar shqiptar, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo theksoi se Gjergj Kastrioti Skënderbeu është frymëzim i rezistencës dhe i luftës për liri në të gjitha periudhat.
“Skënderbeu është frymëzim i rezistencës dhe i luftës për liri në të gjitha periudhat. Por mbi të gjitha, ai mbetet modeli unik i përbashkimit të shqiptarëve dhe si i tillë do të kujtohet përherë! Qoftë i përjetshëm kujtimi për kryestrategun tonë!”,tha ajo./InLajmi/.