Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka formuar shtabin zgjedhor dhe i ka riaktivizuar nëndegët në shtetet e Beneluksit (Holandë, Belgjikë dhe Luksemburg), përcjell InLajmi.
Elmi Reçica, Drejtor i Departamentit për diasporë në PDK, ka thënë se përmes pakos së PDK-së për diasporën do të rikthehet vëmendja politike dhe institucionale për bashkatdhetarët tanë.
Ai ka njoftuar se drejtues të shtabit zgjedhor të PDK-së për Benelux u zgjodhën, Liridon Thaçi, Bedri Podrimqaku dhe Bekim Syla
Postimi i plotë i tij:
Së bashku me Departamentin për Diasporë të PDK-së, pata një takim virtual me veprimtarë dhe përkrahës të PDK-së në shtetet e BENELUX-it, me këtë rast, formuam shtabin zgjedhor për këto shtete.
Drejtues të shtabit zgjedhor të PDK-së për Benelux u zgjodhën, Liridon Thaçi, Bedri Podrimqaku dhe Bekim Syla.
Edhe në shtetet e BENELUX-it si gjithandej vendeve ku jetojnë e veprojnë shqiptarët, dominon gatishmëria për mbështetjen e vizionit të Partisë Demokratike të Kosovës për ta bërë ndryshimim dhe rimëkembjen e vendit tonë.
Platforma e PDK-së për diasporën, siguron rikthimin e vëmendjes politike dhe institucionale për diasporën.
Gjithashtu, gjatë ditës së sotme në Bazel të Zvicrës është riaktivizuar nëndega e PDK-së për Bazel, Bazeland dhe Sant Lui të Francës si dhe zonën kufitare gjermane me qytetet Lôrach,Ëeil am Rejn e Rejnfelden.
Kryetar i nëndegës është zgjedhur Qemajl Rexhepi, ndërsa shtabin zgjedhor do ta drejtojë dhe kordinojë, Xhavit Bajraktari./InLajmi/