Ministri në detyrë i Arsimit, Ramë Likaj, ka uruar sot fillimin e gjysmëvjetorit të 2-të të mësimit për të gjithë nxënësit, përcjell InLajmi.
Me këtë rast ai ka kërkuar kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit dhe respektim të masave anti-Covid.
Postimi i plotë i tij:
Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, ju uroj të gjithëve mbarësi dhe ju ftoj për kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit, duke respektuar masat anti COVID-19.
Falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes MASh, DKA-ve, menaxhmentit të shkollave, nxënësve, prindërve, SBASHK-ut, donatorëve dhe partnerëve dhe të gjithë akterëve relevantë, ja kemi dalë të përmbyllim suksesshëm gjysmëvjetorin e parë.
Ju ftoj që edhe kësaj radhe të tregojmë përkushtim dhe të bëjmë më të mirën në ofrimin e arsimit cilësor për nxënësit tanë./InLajmi/.