Familja Avdijaj, 5 antarëshe e cila ishte duke u kthyer nga Shqipëria për në Zvicër, nga Kosova e që jetonte Schaffhausen ishin duke udhëtuar në rrugën Milot-Morinë, kur edhe pësuan aksident duke u goditur makina e tyre drejtpërdrejt me një kamion, përcjell InLajmi.
Nga ky aksident 4 anëtarë të kësaj familje mbetën të vdekur në vend.
Por mbijetoj një vajzë 3 vjeçare e cila u lëndua rëndë dhe po trajtohet në një spital në Tiranë.
Përveç çiftit burrit 52 vjeç, dhe gruas 34 vjeçe, vdiqën edhe dy fëmijë të tjerë të moshave 11 dhe 6 vjeç.
Me familjen nuk kishte udhëtuar djali që burri 52 vjeçar nga Kosova e kishte nga një martesë tjetër, 26 vjeçar që mbeti në Schaffhausen, foli për Blick.
Ai tha se po ndihet si në një film horror.Sipas raportimeve të mediave zvicerane varrimi i të ndjerëve do të bëhet sot në Prishtinë./InLajmi/.