Ish-ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani ka njoftuar se është kandidat për deputet në radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Rrahmani.
Postimi i plotë i tij:
“Të dashur qytetar, jam i nderuar që Lidhja Demokratike e Kosovës ma ka besuar për herë të dytë kandidimin për Deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Falenderoj të gjithë votuesit dhe strukturat e partisë të Nëndegës së Arbërisë, të Degës në Gjilan, Kryesisë Qendrore dhe Këshillit të Përgjithshëm, që me besimin e tyre më mundësuan të jem i rreshtuar në Listën Fituese të LDK-së”./InLajmi/