Së paku 35 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë lënduar nga një tërmet prej 6.2 shkallësh të Rihterit që e goditi ishullin Sulawesi të Indonezisë.
Agjencia e Meteorologjisë ka paralajmëruar se pas këtij tërmeti mund të ketë dridhje të tjera, të cilat mund të jenë mjaftueshëm të fuqishme për të shkaktuar cunami, shkruan Reuters.
Tërmeti i fuqishëm e pati epiqendrën 6 kilometra në verilindje të qytezës Majene, në thellësi prej 10 kilometrash nën sipërfaqen e tokës. Dridhja ndodhi rreth orës 1 e 30 minuta pas mesnatës, duke bërë që mijëra njerëz të ikin të frikësuar nga shtëpitë e tyre, transmeton Gazeta Express.
Ky tërmet dhe dridhjet që ndodhën pas tij shkaktuan tri rrëshqitje dheu, bënë që të ndërpritet energjia elektrike, dëmtuan urat dhe mbi 60 shtëpi si dhe dy hotele, bëri të ditur zyra e guvernatorit provincial.