Analisti politik, Petrit Zogaj ka komentuar zhvillimet e fundit politike, konkretisht marrëveshjen mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, përcjell InLajmi.
Ai ka thënë se Osmani po e braktisë iniciativën e saj ende pa e themeluar.
Postimi i plotë i tij:
“Vjosa paska thene qe po garon per presidente. Qe i bije, nese ajo zgjedhet presidente, duhet me dhene doreheqje prej iniciatives. Pra, ende pa u themelu si parti, Vjosa po e braktise iniciativen e saj.
Ne nderkohe, zgjedhjet jane parlamentare, e jo presidenciale, ama ne gare tash per postin e presidentit i kemi dy figura: Vjosen dhe Ramushin.
Me nje fjale, fituesi absolut i ketij koalicioni eshte Albini dhe LV”./InLajmi/