Policia e Kosovës, ka pranuar një donacion nga ambasada e Gjermanisë në Kosovë, me pajisje të ndryshme në vlerë prej 240 mijë euro, raporton InLajmi.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti dhe ambasadori gjerman në Kosovë, Joern Rohde ishin present në ceremoninë e pranin dorëzimit të këtij donacioni pjesëmarrës .
“Ky nuk është donacioni i parë që ju keni bë për neve dhe kjo ndihmon në kualitetin e Policisë së Kosovës. Ky donacion që ju po e bëni sot, është shumë i rëndësishëm dhe ne jemi përkushtuar që këto ndihma t’i përdorim si duhet”, u shpreh Mehmeti.
Ndërsa, ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, tregoi se çfarë mjetesh kanë sjellur si donacion
“240 mijë euro është vlera e pajisjeve që janë dhuruar në këtë donacion, shumica e mjeteve janë tyrbi” tha ambasadori Rohde.

Gjermania është mike e Kosovës në shumë fusha dhe këto mjete që janë dhuruar shpresoj të përdoren për qëllimin që janë sjelle këtu” u shpreh ambasadori Rohde.