Shteti i Kosovës gjatë periudhës 1998-1999 ishte në flakë nga regjimi serb i cili bëri tmerre në mbarë vendin duke vrarë e masakruar njerëz, e po ashtu edhe duke i dëbuar nga vendi, përcjell InLajmi.
Një nga këto masakra të cilat zhvilloi okupatori serb ishte edhe ajo e Reçakut e cila tërhoqi edhe vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare për atë se çfarë po ndodhte në Kosovë.
Nga dita e nesërme bëhen 22 vite nga tmerri i cili u ushtrua në Reçak , ku kjo masakër shënon pikënisjen e fundit të regjimit gjenocidal të Serbisë mbi Kosovën, duke shtyer kështu përpara Konferencën e Rambujesë e cila rezultoi me fushatën bombarduese të NATO-së ndaj Serbisë.
Ndërkaq në përvjetorin përkujtimorë të kësaj masakre sipas njoftimit të komunës së Shtimes do të mbahet Mbledhje Përkujtimore, si dhe homazhe tek kompleksi Përkujtimor në Reçak.
Postimi i plotë i fshatit Reçakut:
“Më 15 Janar 2021 shënohet 22 vjetori i “Masakrës së Reçakut” e cila tërhoqi vëmendjen e bashkësisë ndërkombëtare për atë se çfarë po ndodhte në Kosovë.
“Masakra e Reçakut” shënoi pikënisjen e fundit të regjimit gjenocidal të Serbisë mbi Kosovën, duke shtyer kështu përpara Konferencën e Rambujesë e cila rezultoi me fushatën bombarduese të NATO-së ndaj Serbisë.
?? Reçaku qe vula e lirisë së Kosovës”/InLajmi/