Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., ka njoftuar konsumatorët, se ka dëmtim të gypit të ujit me diametër fi 200 mm në afërsi të stacionit të vjetër të trenit, mbi lagjen” Lakrishte” në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vend ngjarje dhe po merren me rregullimin e problemit.
Ndërkaq kompania ka njoftuar se disa lagje do të mbeten pa ujë të pijëshëm deri në rregullimin e problemit.
Postimi i plotë nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a
Dëmtohet gypi i ujit me diametër fi 200 mm mbi lagjen ” Lakrishte ” te stacioni i vjetër i trenit, në Prishtinë
Prishtinë, 14 janar – Kompania Rajonale e Ujësjellësit “ Prishtina ” sh.a., njofton konsumatorët, se kemi dëmtim të gypit të ujit me diametër fi 200 mm në afërsi të stacionit të vjetër të trenit, mbi lagjen” Lakrishte” në Prishtinë.
Ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vend ngjarje dhe po merren me sanim.
Deri në përfundimin e sanimit pa ujë të pijshëm janë: pikat e larta të lagjes “ Dardania” në Prishtinë, lagjja “Lakrishte” rreth vend ndodhjes së dëmtimit të gypit, një pjesë e lagjes Arbëria që lidhet me lagjen Lakrishte dhe FSK-ja.Kërkojmë mirëkuptim derisa angazhimi i ekipeve teknike është i madh!/InLajmi/.