Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka vlerësuar se vërshimet e fundit kanë bërë dëme të konsiderueshme në këtë komunë, sidomos në fushën e bujqësisë, përcjell InLajmi.
Jashari u ka bërë thirrje të gjithë fermerëve që janë prekur nga këto vërshime dhe u janë shkaktuar dëme që të aplikojnë në komunën e Skenderajt, për të cilat dëme kompensimi do të bëhet nga Qeveria e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Vërshimet e fundit që ndodhën edhe në komunën tonë kanë bërë dëme të konsiderueshme edhe në fushën e bujqësisë.
Gjatë këtyre ditëve kemi vizituar disa fermerë në zonat me të prekura nga vërshimet, duke parë nga afër dëmet e shkaktuara në fushat bujqësore.
Të gjithë fermerëve që janë prekur nga këto vërshime dhe u janë shkaktuar dëme ju bëjmë thirrje që të aplikojnë në komunën e Skenderajt, për të cilat dëme kompensimi do të bëhet nga Qeveria e Kosovës.
Aplikimi bëhet përmes kërkesave të cilat duhet të dorëzohen në administratën e komunës, deri me datën 20.01.2021.
Pas aplikimit komisioni i vlerësimit do të shqyrtojë të gjitha kërkesat dhe do të verifikojë dëmet e shkaktuara.
Në përkrahje të fermerëve!/InLajmi/