Profesori i cili ligjëron në Universitetin e Prishtinës Arben Fetoshi ka aderuar në Partin Demokratike të Kosovës shkruan InLajmi.
Këtë informacion e ka bërë të ditur ushtruesi i detyres së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj përmes nje konference e cila është mbajtur.
Ndër të tjerash Hoxhaj tha se është privilegj dhe nder për PDK-në aderimi i Fetoshit.
Poashtu ai lavdëroi Fetoshin për punën e vazhdueshme që ai e ka bërë për çështjet e vendit.
“Viti 2020 ka qenë vit i dëshpërimit të madh të dy qeverive të dështuara, dhe qytetarët tashmë po kthejnë shpresën tek PDK dhe ardhja e Arbenit në këtë parti është besim”, tha ai.
Ndersa Fetoshi shtoi se “PDK është forcë politike gjithmonë e hapur dhe e cila nuk ka kalkuluar diskurse politike dhe e cila përfaqëson vlera të UÇK-së”, tha ai./InLajmi/