Nga Osman Goranci
Diku afër Marrashit të bukur në Prizren, mbi një batanije janë ulur burrë e grua. Afër tyre është një bombollë plini ku është i vendosur një xhygym i çajit. Mesut Aga dhe Shazije Hanëmi, edhe pse në moshë, duke pi çaj me llokum, fillojnë t’i evokojnë ditët e dashurisë.
– Shka po mendojsh, mori efendi? – pyeti Shazije hanëmi.
– Po mendoj, moj hanëm, kur e ki kon ti e re!… – I thot Mesut aga, – E kqyrsha ty qysh e ki pas n’i shamija ma të bukura en mahallë.
– Hala po majsh n’mend shamijen e jemja q’i ma ka pru Ajshe ablla, pej Mamushes.
– Po gjanëm. Hala syni jemja po kujton qato shamijat.
– More Mesut Efendi, a po majsh n’mend, kur ta pajsha une ty, tuj punu si bashqexhi. I kishe çizmet e zeza dhe i lajshe koshat me lakna dhe magdanoz, në çeshmen e mahallës? Une pajsha ty dhe thojsha vetit: “Sa tarazan koka ky Efendija“.
– Shazije hanëm, ti po dijsh sa zhvillume e ka kon trupi jeme. I qojsha nga dy sepeta me magdonoza dhe lakna.
– Po, po elle e qojshe krytin shumë nalt. – përgjigjet Shazije hanëmi.
– Eh, kur e kalojshe ka sokaki, une folsha ty: “Qoje krytin me pa synin jote”. Kurse ti e ulshe krytin, se vijke shumë mare. – I thot Mesut aga.
– Qysh jo. Marre m’vijke, kur ti kqyrshe trupin jeme, dhe lypshe me prek edhe flokin e zezë. – ia kthen Shazije hanëmi. – Unë e kom skuq dhe e kom ik n‘shpi. Masnej qelsha perden elle ta kqyrsha ty dhe qehren jote pej penxheres, kur e rrujshe ti fytyrën te Sylejman Berberi.
– Eh more grujo, kur e mshelsha synin, dhe të thojsha sikiur inglizat, “I love you Shazije“, ti bojshe kuq si bostani dhe e ma knojshe kangën, “Mavi, mavi!… “
– Oh, efendi. A po majsh en mend, kur ki prek dorën jemja n‘Pazar, kur e kom arll te ti me ble sallata?
– Of, of!… Krejt ma ki kall more Shazije hanëm. Meniher e kom shku te Marashi me pi ujë, me fresku zemrën jeme, sikur në qato filmat me Romeon elle Xhulijetën.
– Une ty ta thirrsha Romeo, kur shkojshim me honger bakllava te Haxhi Selim Tatlixhija. Kur e prekshe komën jeme, gjis natën ta pajsha ty ondrra qysh po puthish buzën jeme. Une majsha karanfila n’goj, me arll era e mirë. – përgjigjet Shazije hanëmi
– A po kujtohet, dita kur n’bahshqe ma prune n’i bardak me çaj dhe i qove pak dimijat. E tranove mu krejt. Unë meniherë e kom ra sevdah dhe e kom qy misit, Haxhi Muharrem Efendi Takijaxhinë, me lyp ty, për ma ba gruji jeme!
– Mesud Efendi, po kujtohet ty, kur e kena martu elle e kena hy en sobë. Une shumë e tutsha, kurse ti si llondër me kravata, e thojshe mu, sa shumë po dojsh me pa mu tuj hek dimijat.
– Aman, aman!… Kur e ki hek uçkurat pej dimijave, e ka rra mu terri syve!
– Po, po. Ni javë nuk e kemi dalë pej sobës, more efendi Mesut. – ia kthen Shazije hanëmi. – E ki kon sikur Rambo. Dojshe me hangër mu krejt.
– Eh, zaman, zaman!…
Dashuri se jo mahi. Eh, sa shumë të lumtur janë sot, bashkëshortët, Shazije hanëmi dhe Mesut aga!…