Reshjet të pandërprera të shiut gjatë ditëve të fundit në Kosovë, kanë ngritur nivelin e lumenjve dhe po ashtu kanë shkaktaur shumë dëme.
Ndërsa për gjendjen në liqenet e Batllavës dhe Badocit, ka folur Zëdhënësja e Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku.
Ajo ka treguar që reshjet e shiut dhe të borës gjatë ditëve të fundit kanë ndikuar duke e ngritur nivelin e ujit në të 2 liqenet.
“Reshjet e dendura atmosferike të shiut dhe borës mbi vendin tonë, ndikuan që sado pak të ngritet niveli i ujit në liqenin e Batllavës dhe Badocit”, tha Mjeku.
“Në liqenin e Batllavës, deri më tash kemi një ngritje të sasisë së ujit prej 82 cm, ndërsa në liqenin e Badocit 50 cm. Besojmë që ngritja e nivelit të ujit në këto 2 liqene, do të jetë shume më e lartë në ditët vijuese”, shtoi ajo.
Për gjendjen e motit në ditët në vazhdim, “Prishtina Weather” ka njoftuar që do temperaturat në vendin tonë do të ulen, dhe që sonte mund të ketë përsëri në disa pjese reshje të shiut.
Temperaturat mund të zbresin edhe nën -10 gradë celcius, si pasojë e Ciklonit “Filomena” me qendër në Spanjë, e që gjatë ditës së nesërme pritet të arrijë edhe në vendin tonë.
Krejt kjo si pasojë e Ciklonit Filomena me qendër në Spanjë, e që gjatë ditë së nesërme pritet të arrijë edhe në vendin tonë, raporton Sinjali.
Gjithashtu Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, përmes një njoftimi ka treguar që janë duke e monitoruar cilësinë e ujit të pijshëm 24 orë pa ndërprerë.