Ardian Shala, Sali Asllanaj, Shefket Kolgeci dhe Bulëza Kuqi janë 4 emrat që do të kandidojnë për pozitën e deputetit me 14 shkurt në listën e Lidhjes Demokratike të Kosoës (LDK).
Dega e LDK-së në Suharekë ka nxjerrë 4 emrat e kandidatëve që do të garojnë për një ulëse në Kuvendin e Kosovës me 14 shkurt.
Ardian Shala, Sali Asllanaj, Shefket Kolgeci dhe Bulëza Kuqi, janë emrat e kandidatëve për deputetë që vijnë nga Suhareka në kuadër të listës së LDK-së.
LDK ende nuk ka bërë me dije emrat e kandidatëve për deputetë, derisa të shtunën ka mbajtur mbledhjen e kryesisë ku është diskutuar për këta emra dhe për koalicioneve të mundshme, përcjell Gazeta Metro.
Kujtojmë që zgjedhjet e parakohshme mbahen me 14 shkurt, vendim ky që u mor nga ushtruesja detyrës së Presidentit Vjosa Osmani, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.