Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi ka ‘rilindur’ në vitin 2021 me një formë shumë të lartë, ku nuk kanë munguar golat dhe asistimet.
Messi ka shënuar 4 gola në tre ndeshjet e para të Barcelonës këtë vit, duke e bërë vitin 2021 si fillimin e tij të 2-të më të mirë në një vit kalendarik.
Paraqitja brilante me 2 gola kundër Granadas mbrëmë plotësoi paraqitjen tjetër superiore në Athletic Bilbao gjatë javës.
Kjo do të thotë se vetëm në vitin 2016, kur ai shënoi 5 gola deri më 10 janar, ai e ka filluar një vit në formë më të mirë.
Messi nuk shënoi kundër Huesca, ndeshja e parë që luajti në 2021, por e shpagoi veten kundër Bilbaos dhe Granadas, jo vetëm duke luajtur mirë, por duke luajtur me gëzim të dukshëm, duke u lidhur shkëlqyeshëm me Pedri, Frenkie de Jong, Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann, dhe duke operuar me një buzëqeshje në fytyrën e tij që nuk shihej për ca kohë, raporton Mundo Deportivo.
Në vitin 2016, 3 ndeshjet e para të Barcelonës ishin kundër Espanyol (një herë në La Liga, një herë në Copa del Rey) dhe ndaj Granada, transmeton Telegrafi.
Ai shënoi një het-trik kundër Granadas atëherë, për të plotësuar me një dygolësh në njërën nga ndeshjet kundër Espanyolit.