Marrja me një kafshë shtëpiake është jashtëzakonisht një përgjegjësi e madhe, imagjinoni të keni mijëra kafshë për t’u kujdesur.
Kjo është jeta e Wen Junhong, e cila e ka marrë përsipër t’u japë kafshëve të braktisura dashurinë që meritojnë, duke u siguruar atyre një strehë dhe një vend në zemrën e saj.
Shtëpia e saj është e mbushur me kafaze 68-vjeçarja Wen Junhong zotëron një shtëpi 2-katëshe dhe çdo dhomë është e mbushur me kafaze!
Sipas saj, ajo shpëtoi qenin e saj të parë mbi 20 vjet më parë dhe nuk është ndalur që nga ajo kohë.Familja e saj tani përbëhet prej 1,300 qen, 100 mace, 4 kuaj dhe disa zogj e lepuj.
Ajo zgjohet në 4 të mëngjesit çdo ditëWen ngrihet vërtet herët në mëngjes për t’u përgatitur për ditën e saj.

Ajo pastron të gjitha kafazet që shpesh janë plot me mbeturina, pastaj gatuan një përzierje perimesh, mishi dhe orizi për kafshët, rreth 500 kg (1102 l) ushqim. Wen shiti apartamentin e saj dhe mori një hua për të paguar shpenzimet për kafshëtKujdesi për kaq shumë kafshë nuk është shaka.
Për të përmbushur nevojat e tyre, Wen, e cila dikur ishte teknike mjedisore, shiti apartamentin e saj.