Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Valbon Krasniqi ambasadorin e Austrisë në Kosovë Christoph Weidinger për dërgimin e pacientëve për trajtim më të avansuar shëndetësor në Austri, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka thënë se aktualisht në Klinikën e Kirurgjisë Plastike janë duke u trajtuar edhe 8 pacientë, ndërsa të gjithë të lenduarit e tjerë, përfshirë edhe ata që morën trajtime në Spitalin e Ferizajit, tashmë janë liruar në shtëpi.
Postimi i plotë i tij:
Me ndihmën e shtetit austriak sot u dërguan për trajtim të mëtutjeshëm në Austri dy pacientët e lënduar nga shpërthimi në Ferizaj, që ishin në gjendje më të rëndë.
Falenderojmë ambasadorin e Austrisë në Kosovë Z.Christoph Weidinger për kontributin e tij direkt dhe në koordinim me Ministrin Zemaj mundësuan dërgimin e pacientëve për trajtim më të avansuar shëndetësor në Austri.
Aktualisht në Klinikën e Kirurgjisë Plastike janë duke u trajtuar edhe 8 pacientë, ndërsa të gjithë të lenduarit e tjerë, përfshirë edhe ata që morën trajtime në Spitalin e Ferizajit, tashmë janë liruar në shtëpi.
Me urimin që të gjithë të lënduarit të shërohen sa më shpejtë dhe të kthehen në familjet e tyre, falenderojmë Shtetin e Turqisë dhe të Austrisë qe bën të mundur dërgimin e qytetarëve tanë për shërim në shtetet e tyre.
Falënderime kolegëve tanë në SP të Ferizajit dhe të QKUK për intervenimet e shpejta dhe profesionale në trajtimin e të gjithë të lënduarve./InLajmi/