Fitore Pacolli nga LVV-ja ka thënë se po presin datën e zgjedhjeve, ku ka theksuar se brenda pak muajve Kosova do të ketë Qeverinë e re, trasmeton InLajmi.
Ajo ka shprehur bindje se do të kenë një fitore të bindshme Lëvizjea Vetëvendosje.
Sipas saj, VV-ja në këtë fazë nuk ka shumë opsione për koalicione, vetëm se po presin bashkëpunim me Vjosa Osmanin.
“Ne po presim që të caktohet data e zgjedhjeve dhe në momentin që do të vendosim çka do të bëjmë në të ardhmen do t’iu informojmë me kohë. Ne e kemi listën me të cilën dalim dhe e publikojmë. Tani për tani ne ende s’kemi vendosur dhe jemi duke e diskutuar brenda Lëvizjes”.
“Në momentin kur ta kemi datën e zgjedhjeve, ne po presim aktgjykimin e gjykatës kushtetuese ta marrim tra shohim edhe të presim për datën kur do të caktohen. Ne definitivisht do t’i fitojmë këto zgjedhje. Tashmë qytetarët kanë vendosur. Ka kohë që kemi kërkuar që Kosova të ketë një Qeveri të re për shkak se jemi në një situatë ku vendi nuk mund të vazhdojë më në këtë formë dhe duhet zgjedhje të reja të vijnë sa më parë”.
“Tashmë po presim datën dhe shumë shpejt do t’i kemi zgjedhjet e reja dhe brenda pak muajve do të kemi dhe Qeverinë e re. sa më shpejt që t’i mbajmë zgjedhjet dhe pastaj të bëhet numërimi dhe certifikimi i rezultateve”.
“Ne kemi deklaruar deri më tani që nuk kemi shumë opsione. Po presim që Vjosa Osmani të deklarohet edhe për nismën e saj dhe të shohim se si bashkëpunojmë në të ardhmen. Tani për tani nuk kemi shumë opsione tjera”,është shprehur Pacolli./InLajmi/.