Deputetja e cila deri më tani ishte në Grupin Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për kandidimin e saj si deputete.
Kusari-Lila tha se ajo tashmë ka filluar bisedimet me Vetëvendosjen për një mundësi që ajo të kandidojë për deputete në listën e Vetëvendosjes.
“Jo ende nuk kemi arritur një marrëveshje, pasi jemi duke e prit shpalljen e datës së zgjedhjeve, por kemi filluar natyrisht”.
Ajo më tutje u shpreh e gatshme se do t’i ndjek procedurat e tjera të cilat do të dalin pas caktimit të datës së zgjedhjeve.
“Duhet caktuar data, pastaj natyrisht do t’i ndjekim ato procedurat e tjera të cilat do të dalin në zgjedhje”, u shpreh ajo.
Kujtojmë që në takimin e saj të fundit me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanit, Kusari ishte shprehur në një farë mënyre e pakënaqur sesi kishin bashkëpunuar subjekti i saj politik Alternativa dhe VV.
Ajo kishte deklaruar se sërish do të ketë bashkëpunim me VV-në, por kësaj radhe duke shpresuar që bashkëpunimi të jetë mes 2 subjekteve dhe jo individëve, raporton Periskopi.

“Subjekti politik Alternativa edhe në këto zgjedhje do të vazhdojë bashkëpunimin me LVV-në, por kësaj radhe me idenë se nuk do të jetë vetëm bashkëpunim në mes të individëve por të dy subjekteve politike”, kishte deklaruar Kusari-Lila.