Para distancimit shoqëror, ishte e lehtë të shihnim me një vështrim mesazhet me shkrim të personave të tjerë, transmeton InLajmi.
Fotografi Jeff Mermelstein e ka përdorur këtë impuls të përbashkët për të krijuar një seri fotografish, të marra në mënyrë të fshehtë mbi supet e të huajve. Tani i paraqitur në një libër të ri me titull “#nyc”, pas hashtagut të përdorur nga Mermelstein në postimet e tij në Instagram, mbledhja e bisedave është një vështrim prekës, qesharak dhe ndonjëherë absurd se si komunikojmë, raporton CNN.
Mermelstein ka grumbulluar rreth 1200 imazhe dhe ato i ka lidhur në një formë shumë unike./InLajmi/