Kompania Moderna Inc. premtoi të hënën se do të prodhojë 600 milionë doza të vaksinës së saj deri në fund të vitit 2021, rreth 100 milionë më shumë nga sa kishte parashikuar më herët, raporton The Daily Mail.
Ndërkohë kompania ka nisur punën për të investuar dhe punësuar në mënyrë që të arrijë deri në 1 miliardë doza, pika më e lartë e parashikimit të saj të prodhimit, transmeton Alsat M.
Moderna tha se deri më tani i ka dorëzuar qeverisë amerikane rreth 18 milionë doza si pjesë marrëveshjes për 200 milionë doza. Ajo ka nënshkruar gjithashtu një marrëveshje me qeverinë kanadeze për 40 milionë doza.