Një aksident trafiku ndërmjet 2 automjeteve ka ndodhur sot në magjistralen Pejë-Prishtinë, ku si pasojë, lëndime trupore kanë pësuar 8 persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e spitalit rajonal.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, raporton Periskopi.
“Rreth ores 10:35, patrulla e trafikut rajonal e cila është në magjistralen Pejë-Prishtinë është njoftuar për një aksidnet mes dy veturave, një kombi dhe një veture. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime dhe të gjithë janë duke u trajtuar në emergjencën e spitalit rajonal. Në vend të ngjarjes kanë dalur hetuesit e trafikut rajonal ku janë duke e trajtuar rastin”, ka thënë Gashi.