Autoritetet shëndetësore në Shqipëri kanë njoftuar të enjten se në 24 orët e fundit kanë vdekur 7 pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë shënuar edhe 589 raste të reja.
Rastet e reja me COVID-19 kanë dal nga testimi i 2.350 mostrave.
Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 58.316, kurse i të vdekurve në 1.181, përcjell Euronews Albania.
“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në prag të natës së ndërrimit të viteve u bën apel qytetarëve të festojnë me familjen e vogël, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së COVID19”, thuhet në mesazhin e MSh-së së Shqipërisë.