Nënkryetari i PDK-së, Sami Lushtaku gjatë ditës së sotme ka uruar Veteranët për ditën e tyre, përcjell InLajmi.
Lushtaku i ka konsideruar veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si vlerën më të çmuar të shoqërisë.
“Në Ditën e Veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i uroj të gjithë veteranët e luftës në këtë ditë të shënuar për ta. Veteranët e luftës së UÇK-së janë vlerë e çmuar e shoqërisë sonë! “, është shprehur Lushtaku./InLajmi/