Të paktën pesë vetë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën nga një sulm në aeroportin “Aden” (Jemen), menjëherë pasi një avion ku ishte Qeveria e sapoformuar e Jemenit mbërriti nga Arabia Saudite të mërkurën.
Sipas agjensisë së lajmeve Reuters, shpërthime të forta dhe të shtëna me armë u dëgjuan në aeroport menjëherë pas mbërritjes së avionit, transmeton VoA.
Anëtarët e kabinetit, duke përfshirë kryeministrin Maeen Abdulmalik, si dhe ambasadorin Saudit në Jemen Mohammed Said al-Jaber, u transferuan të sigurt në pallatin presidencial të qytetit, thanë dëshmitarët.
Një burim lokal i sigurisë tha se tre predha mortaje ranë në sallën e aeroportit.