Vetëvendosje ka publikuar një telegram ngushëllimi për viktimat nga tërmeti në Kroaci, i cili shkaktoi 6 vdekje përgjatë ditës së sotme, përcjell InLajmi.
VV iu shprehi ngushëllimeve familjeve të prekura dhe u uroi shërim të shpejtë të lënduarve nga tërmeti.
Njoftimi i plotë nga VV:
“Telegram ngushëllimi për viktimat e tërmetit në Kroaci
Me shqetësim kemi përcjellë ngjarjen e hidhur të tërmetit prej 6.4 shkallësh që goditi sot pjesën qendrore të Kroacisë. Në këtë kohë të vështirë e plotë dhimbje, ku mbi 20 janë të lënduar e të paktën 6 të vdekur, ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! solidarizohemi me popullin kroat dhe ekipet e shpëtimit, si dhe u shprehim ngushëllimet tona familjeve të viktimave e të lënduarve, duke u uruar njëherit shërim sa më të shpejtë”./InLajmi/