Opinionisti Dardan Sejdiu ka thënë se për zgjedhjet e ardhshme që do të mbahen në fillimi të vitit që po vjen, Lëvizja Vetëvendosje do të ketë më së shumti aderime.
Sejdiu deklaroi se pret që çdo i 3-ti në listën e VV-së do të bëhet deputet.
“Në këto zgjedhje në qoftë se duhet besuar matjeve atëherë nuk është e vështirë që nëse je në listën e 120 deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje në rastin më të keq i bie që çdo i 3-ti përfundon deputet”.
“Aderime do të ketë dhe nëse bëjmë krahasime shembull si Enver Hoxhaj në PDK dhe Lumir Abdixhiku në LDK që të 2 e kanë një histori në sferën publike, pra kanë bërë një kontribut të caktuar përpara se të futen në subjekt dhe kanë pasur një lidhje sado pak me subjektin në të cilin kanë aderuar”, tha Sejdiu në Rubikon në Klan Kosova .
Ai tha se në këto zgjedhje pret që të ketë aderime dhe pret që kryesisht në Lëvizjen Vetëvendosje të ketë më shumë.