Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj është shprehur se po t’i afrohej Vetëvendosjes do ta pranin me duar hapur në partinë e tyre, përcjell InLajmi.
Ndër të tjera Gecaj thotë se anëtarësimi në LVV bëhet pa asnjë kriter e parim, vetëm për të sjellë një apo dy vota.
Po ashtu ai thekson se i tërë pushteti i partisë është vetëm në duart e Albin Kurtit.
Postimi i tij i plotë:
Edhe pse kritik ndaj LVV-së anarkiste, jam i sigurt se po t’u ofrohesha, do të më pranonin me duart hapur.
Anëtarësimi në LVV bëhet pa kritere dhe pa asnjë parim, veç a mund të sjellësh një votë apo dy. Përzihet në një vend “shapi e sheqeri”, ashtu si në mikser betoni, në të cilin mund të futesh çfarëdo grimce e të prodhosh beton, në veçanti kur nuk synon kualitetin!
Por, një mishmash i tillë jo që nuk i sjellë të mira vendit e qytetarëve, por në fund të fundit i “qon poshtë” edhe grimcat në mikser! Arsyeja kyçe pse ndodhe kjo është se ata nuk kanë ndonjë peshë, pasi që pushteti është i tëri i koncentruar në duart e Albin Kurtit./InLajmi/.