Izraeli ka vendosurt një karantinë të tretë për të paktën dy javë, për të frenuar përhapjen e infeksionit të koronavirusit ndërsa një fushatë vaksinimi po zhvillohet në vend.
Numri i të infektuarve është rritur kohët e fundit në më shumë se 3.000 raste të reja ditore në ditët e fundit.
Qeveria të enjten njoftoi hyrjen e masave të reja të dielën në ora 17:00 me kohën lokale, të cilat fillimisht do të zgjasin dy javë, por që mund të zgjaten në një muaj nëse numri i infektuarve ditorë mbetet mbi 1.000.
Izraelitët duhet të kufizojnë lëvizjen në një rreth prej 1 km nga vendbanimi, përveç për pazar ushqimesh, ushtrime dhe nevoja mjekësore, transmeton Indexonline
Izraeli tashmë futi karantinën e parë në pranverë, të dytën në shtator kur vendi kishte një nga nivelet më të larta të infeksionit për frymë në botë.