Brodie Lee, emri i tij i vërtetë, Jonathan Huber, ka humbur jetën tragjikisht në moshën 41 vjeçare.
Ai njihet për paraqitjet e tij në kampionatin amerikan të mundjes, WWE, ku ishte aktiv për disa vite.
Ai lë prapa gruan dhe dy fëmijët e tij.
Gruaja e tij, Amanda Huber, tha në profilin e saj në, Instagram se burri i saj “kaloi i rrethuar nga të dashurit pas një beteje të ashpër me një sëmundje të mushkërive dhe se vdekja e tij nuk kishte lidhje me COVID-19”, transmeton Fakte Plus.
Në kohën e vdekjes ai ishte në përkujdesje nga infermierët dhe familjarët e ngushtë.