Arben Fetahu është rizgjedhur kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK). Fetahu është zgjedhur kryetar i FBK-së në vitin 2018, duke pasur Erolld Belegun, kurse do të vazhdojë mandatin edhe për 4 vitet e ardhshme.
Nga 29 delegatë sa ishin prezentë të gjithë ishin për, dhe me asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, Fetahu do të vazhdojë punën në krye të basketbollit të Kosovës. Ai është pjesë e FBK-së që nga viti 2013.
Fetahu ishte kandidati i vetëm në këtë garë.
Nënkryetarë janë zgjedhur Linda Shala dhe Artan Kurti.
Gjithashtu janë zgjedhur edhe 7 anëtarë të Bordit: Teuta Abdullahu, Arben Bislimi, Rrahman Përteshi, Artan Qerkini, Alban Ramën, Valton Bilalli, Egzon Fetiu, raporton koha.net
Ndërkohë në Këshillin Mbikqyrës janë zgjedhur: Fidan Hamiti, Shaqir Totaj dhe Artan Spahija.