Floyd Mayweather, ish-kampioni i botës në 5 kategori të ndryshme, ka njoftuar se do të luftojë kundër yllit të Youtube, Logan Paul, në një meç të veçantë ekzibicioni në shkurt të vitit 2021.
Mayweather, 43 vjeç, u pensionua vite më parë si boksier i pamposhtur në 50 luftëra.
Lufta e tij e fundit ishte në vitin 2017, kur u përballë me yllin e MMA, Conor McGregor, në njërin prej meçeve më të pasura në historinë e boksit.
Paul, 25 vjeç, ka luftuar vetëm një herë si profesionist, kur u mposht nga ylli tjetër i YouTube, KSI, në nëntor të vitit 2019, shkruan Fakteplus
Amerikani Paul, i cili i ka 22.000.000 abonues në Youtube, e ka tallur bashkëkombësin e vet Mayweather në disa raste. Ata shpesh herë e kanë fyer njëri-tjetrin në rrjetet sociale.