Bayern Muncheni e ka mposhtur Salzburgun me rezultat 3-1, në sfidën e zhvilluar në kuadër të xhiros së 4-t, të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Në takimin e zhvilluar në ‘Allianz Arena’, golat për ‘bavarezët’ i shënuan Robert Lewandowski (42’) Maximilian Wober, i cili realizoi autogol (52’) dhe Leroy Sane (68’), kurse goli e vetëm për mysafirët e shënoi futbollisti me prejardhje shqiptare, Mërgim Berisha (73’).
Pas kësaj fitoreje Bayerni është kualifikuar në 1/8 e finales së garës më prestigjioze për klube në Evropë.
‘Bavarezët’ renditen të parët në Grupin A me 12-të pikë, ndërsa Salzburgu mbetet i fundit me 0 pikë, shkruan Infokusi.
Ndeshjen e radhës Bayern Muncheni e luan në udhëtim të Athletico Madridi, ndërsa Salzburgu te Lokomotiva e Moskës.