Trupi i pajetë i personit, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është gjetur afër pompës së benzinës në Lagjen e Boshnjakëve, ndërkohë që policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e veriut, Branisllav Radoviq.
“Një person është gjetur pa shenja jete para pak minutash” ka thënë Tadoviq, shkruan Lajmi.net.
Ai nuk ka dhënë detaje shtesë, duke thënë se hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet.