Për shkak të parandalimit të rrezikut nga koronavirusi dhe shmangien e tubimeve me njerëz, Ministria e Shëndetësisë ka ndaluar aktivitetin “Black Friday”, përcjell InLajmi.
Sqarojnë se tubimi i njerëzve është e ndaluar me vendim të Qeverisë së Kosovës dhe prandaj Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse duhet të mbikëqyrin zbatimin e kësaj mase.
“Për shkelësit e masave, organet kompetente obligohen të shqiptojnë masat ndëshkimore sipas Ligjit Nr. 07/l-006 për Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës. Andaj MSh kërkon nga organet e rendit dhe inspektoratet që të jenë në krye të detyrës dhe kudo që hasin në organizime të tilla, të marrin masa në bazë të vendimeve në fuqi”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Ministria e Shëndetësisë gjithashtu ka apeluar deri te qytetarët që të shmangin tubimet e panevojshme dhe pjesëmarrjen e në aktivitete të ndaluara./InLajmi/