Një person i moshës 20-vjeçare ka vdekur në rrethana të dyshimta. Trupi i pajetë është gjetur në Matiqan.
Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor njofton se është konstatuar se trupi i shtrirë është pa shenja jete,
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Agron Borovci nga Policia e Kosovës.
Në vendngjarje gjithashtu ka dalë edhe prokurori i shtetit.
“Rreth orës 18:00 është raportuar për një person të shtrirë në tokë në rrugën “Skender Matallari” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke ftuar aty edhe epikën mjekësore dhe njësitë e tjera te nevojshme policore. Me gjithë përpjekjet, nga ana e mjekëve në vendngjarje është konstatuar se trupi i shtrirë është pa shenja jete. Ne vendngjarje është ftuar edhe prokurori i shtetit. Aktualisht policia rastin është duke e trajtuar si vdekje te dyshimtë dhe ka filluar një hetim lidhur me rrethanat qe karakterizojnë këtë ngjarje. Trupi i pajete është i një mashkulli rreth 20 vjeç dhe policia ka filluar me ndërmarrjen e veprimeve te ekzaminimit dhe këqyrjes se vendit te ngjarjes si dhe veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave te ngjarjes”,