Vetura të shumta të EULEX’it dhe Policisë së Kosovë janë parë para shtëpisë së ish-presidentit Hashim Thaçi sot gjatë mëngjesit.
Shtëpia e Thaçit thuhet se po bastiset nga EULEX tanimë një ditë pasi Thaçi udhëtoi për në Hagë.
Në shtëpinë e ish-presidentit ka ardhur edhe deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, i cili ka qenë dikur edhe këshilltar i ish-presidentit për vite të tëra, , shkruan Gazeta Metro.
Ndryshe, aty po asistojnë edhe Policia e Kosovës.