Ministri i Drejtësisë Selim Selimi ka thënë se është shtuar efikasiteti i gjyqtarëve të Dhomës së Posaçme të Gjykatës Spreme, përcjell InLajmi.
Selimi këto komente i ka bërë gjatë takimit me Me kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Pecin dhe me U.D gjyqtar mbikëqyrës i Dhomës së Posaçme Ilmi Bajrami.
Ai ka thënë se do të mbështes fuqizimin e të gjitha niveleve të gjykatave.
Postimi i plotë i tij:
Pavarësisht sfidave që kanë gjyqtarët e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme, aty është shtuar efikasiteti, mirëpo ende duhet shumë punë. Që të çlirohet kapitali për ekonominë e tregut të lirë, këta gjyqtarë duhet t’i përkrahim me staf mbështetës dhe gjyqtarë të rinj. Me kryetarin e Gjykatës Supreme, Enver Pecin dhe me U.D gjyqtar mbikëqyrës i Dhomës së Posaçme Ilmi Bajrami, u pajtuam që mbështetja më e madhe ndaj tyre mund t’i sjell shtetit, rreth 300 milionë euro, para të cilat po qëndrojnë të bllokuara. Si ministër, do të mbështes në fuqizimin e të gjitha niveleve të gjykatave, pos për pavarësinë e tyre edhe në sigurimin e profesionalizmit të lartë, por edhe integritetit dhe sigurisë së tyre./InLajmi/