Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se të enjten do të mbahet seancë me pikat e papërfunduara, raporton InLajmi.
Kurse, në ora 11:00 do të mbahet seancë e re, ku në rend dite janë edhe 2 interpelanca të kryeministrit Avdullah Hoti.
“Në seancën që do të mbahet të enjten do të vazhdojmë me votimin e pikave që nuk ka pasur kuorum. Ndërkaq në ora 11:00, do të mbahet seancë e re, ku do të jenë disa projektligje, votime të fshehta”, tha Osmani./InLajmi/