Ministria e Financave ka thirrur konferencë për media në ora 15:45, lidhur me raportimet për avullimin e 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
Plotë 2 milionë euro janë avulluar nga Ministria e Financave. Objektiv merr vesh se parat janë tërhequr nga Thesari i Shtetit i kësaj ministrie, e të cilat nuk dihet ende se ku kanë përfunduar.
Kjo ka bërë që Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, mbrëmjen e së martës ka ndërmarrë një aksion në këtë ministri, meqë rast ka arrestuar një person, zyrtar i Ministrisë së Financave, nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, ndërsa dy të dyshuarit e tjerë janë në arrati.
Policia po ashtu ka bastisur edhe shtëpitë e personave të dyshuar për këtë rast.
Aksionin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.