Deputeti i PDK-së Abelard Tahiri, ka adresuar kritika ndaj qeverisjes në Prishtinë, konkretisht Vetëvendosjes dhe LDK, përcjell InLajmi.
“Mbi 20 vite keqqeverisje, degradim e mashtrim me qytetin e Prishtinës. Çfarë do të duhej të ishte modeli i progresit e shembulli për t’u ndjekur gjithandej Kosovës, kryeqyteti ynë, ende ka probleme elementare me ujë e kanalizim”, ka shkruan Tahiri në Facebook pas konferences së PDK-së dega në Prishtinë.
Postimi i plotë i tij:
Mbi 20 vite keqqeverisje, degradim e mashtrim me qytetin e Prishtinës. Çfarë do të duhej të ishte modeli i progresit e shembulli për t’u ndjekur gjithandej Kosovës, kryeqyteti ynë, ende ka probleme elementare me ujë e kanalizim. LDK-ja dhe Vetëvendosja që qeverisën me Prishtinën deri më tani, nuk kanë treguar as kokrrën e pasionit për t’iu dhënë zgjidhje meritore problemeve, për shkak të pasionit të madh për t’ia zënë frymën qytetit me ndërtime e mbi ndërtime. Kësaj epoke të mashtrimit e keq menaxhimit, duhet t’i vijë fundi në zgjedhjet e ardhshme lokale./InLajmi/