Nisma Social Demokrate rikthehet me grup parlamentar, pasi deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha i është bashkuar kësaj partie, përcjell InLajmi.
Këtë lajm e bëri të ditur Ish- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe tani Deputet nga radhët e NISMAS Endrit Shala.
Ai në rrjetin Social ka shkruar se nga sot z. Berisha do ti bashkohet Grupit Parlamentar të NISMA Social Demokrate.
Postimi i plotë i tij:
Nga sot deputeti i Kuvendit të Kosovës z.Veton Berisha i bashkohet Grupit Parlamentar NISMA Socialdemokrate-AKR! /InLajmi/