Ushtruesi i detyrës, i kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, e ka quajtur Gjykatën Speciale, prokurori politike, përcjell InLajmi.
Sipas tij, nga kjo prokurori po pyeten njerëzit në Kosovë nëse dikush ka sjellë dosje, dhe po bëhen shantazhe përmes telefonave.
Postimi i plotë i tij:
Prokuroria Speciale e Hagës e cila është prokurori politike, në mungesë të provave ndaj Gucatit e Haradinajt, ka filluar shantazhet përmes telefonatave nëpër Kosovë duke i pyetur njerëzit a mos iu ka sjellë kush dosje, dosje të cilat iu kanë rrjedhur vet atyre e që do të duhej që hetimi për to të bëhej në Hagë./InLajmi/