Futsallit të Kosovës i është shtuar edhe një tjetër klub, i cili do t’i fillojë garat nga sezoni i ri (2020/21) në Ligën e Parë të futsallit kosovar.
Bëhet fjalë për ‘FC Obiliqin’ që vije nga qyteti i Obiliqit. Ndër futbollistët që i janë bashkuar kësaj skuadre është edhe vetarani, Besnik Selmani, përcjell Gazeta Metro.
Skuadra nga Obiliqi ka bërë të gjitha përgatitjet në prag të fillimit të sezonit të ri dhe janë gati për të debutuar në futsallin e Kosovës.