Edhe ministri i Ekonomisë, Blerim Kuçi, ka folur para deputetëve për punën e Qeverisë, meqë rast ka kritikuar ish-ministren e këtij dikasteri, Rozeta Hajdarin , raporton InLajmi.
Ai thotë se kur ka marrë detyrën në Qeveri nuk ka parë gjurmë të punës të ish’ministres.
“Unë gjurmë të punës të ajo s’kum pa, e di që ka qenë prezentë në media, po gjurmë të punës te ajo s’kam pa, gjurmë të një ministrie, të një ministre që qon ndonjë proces përpara s’kam pa. Edhe ato që i ka bo i ka bo në koordinim me Qeverinë”, ka thënë Kuçi.
Ndryshe po vazhdon të mbahet seanca e Kuvendit ku me ftesë të Vetëvendosjes, para deputetève po raporton kryeministri Avdullah Hoti./InLajmi/